Tubimet antiqeveritare kanë shpërthyer në disa qytete anembanë Izraelit këtë fundjavë. Mijëra demonstrues kërkojnë që kryeministri Benjamin Netanyahu të arrijë një marrëveshje me Hamasin për të liruar më shumë se 100 pengje ende të mbajtura në Gaza.
Turma të mëdha u mblodhën në Tel Aviv për të mbështetur familjet e pengjeve dhe për të bërë thirrje për lirimin e tyre nga robëria.
Në pamjet e publikuara ne rrjete sociale shihen protestuesit duke valëvitur flamujt izraelitë dhe duke mbajtur në duar pankarta me imazhet e pengjeve.
Demonstratat u zhvilluan pavarësisht paralajmërimeve të sigurisë për një sulm të mundësh të Iranit.
Një hakmarrje ushtarake pritet në rajon pas vrasjes së liderit politik të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran.
Sakaq SHBA, Franca, Britania e Madhe, Suedia dhe Jordania janë ndër vendet qe i kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre për tu larguar nga Libani sa më shpejt të jetë e mundur pasi iu rrezikohet jeta.