Protesta në Francë dhe Greqi kundër vaksinimit të detyruar

Vendimi i Greqisë dhe Francës për të detyruar punonjësit shëndëtësor të vaksinohen kundër koronavirusit, si dhe perdorimi i kartës së gjelbërt për të aksesuar sherbimet kulturore, ka shkaktuar zemërimin e mijëra qytetarëve, të cilët mbushën rrugët kryesore për të protestuar.

Francezët marshuan në qytetet me të medha për të kundërshtuar masat e marra nga presidentit, duke i cilësuar vendime diktature.

Demonstruesit u perplasen me efektivet e policies, ndërsa këta të fundit perdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Edhe në Greqi, më shumë se 5,000 qytetarë protestuan para Parlamentit në Athinë. Duke kënduar himnin kombëtar dhe duke valëvitur flamujt grekë, demonstruesit marshuan me pankarta në duar ku shkruheshin “Jo vaksinimeve të detyrueshme” dhe “Ne i themi jo helmit të vaksinave”.

Ekspertet kritikuan dy vendet duke theksuar se masat shkelin liritë e njeriut dhe diskriminojnë ata që nuk duan të vaksinohen.

 

Leave a Reply