Pak orë para protestës së 8 janarit, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi porosit demokratët që të futen nesër në selinë blu pa trokitur, pasi është shtëpia e tyre.
Në një postim në “Facebook”, ai ka sulmuar kryedemokratin Basha se po fshihet dhe izolohet nga demokratët, duke fortifikuar selinë me dyer të blinduara.
“Një lider nuk fshihet, nuk izolohet. Izolimi nuk ka të ardhme. Shtëpia e Lirisë do t’i ketë gjithnjë dyert hapur për demokratët. Selia është shtëpia juaj. Hyni pa trokitur”, shkruan Këlliçi.