Studentët protestuan mbrëmjen e të enjtes në Athinë, Selanik dhe disa qytete të tjera greke duke kërkuar kushte të sigurta për zhvillimin e mësimit në mesin e pandemisë, si dhe një zgjidhje për të shmangur përdorimin e maskës.
Demonstruesit tentuan të sulmojnë parlamentin dhe u përplasën ashpër me forcat e policisë.
Autoritetet përdorën gaz lotsjellës si dhe mjete të tjera për të shpërndarë turmat.
Protestuesit kërkojnë uljen e numrit të studentëve në klasa, nga 25 të shkojë në 15 dhe të hiqet detyrimi për të mbajtur maskën.
Ata gjithashtu duan më tepër staf për dezinfektimin e ambienteve të shkollave dhe transport falas e të sigurt për nxënësit, më tepër staf mësimor si dhe testime masive dhe të përsëritura të mbuluara nga shteti.
Protestës që vijoi edhe këtë të premte, edhe i janë bashkuar edhe prindër si dhe dhjetëra punonjës shëndetësorë.