Autoritetet britanike vijojnë të jenë në gatishmëri të madhe, për të përballuar tubimet masive që kanë nisur prej disa ditësh, pas vrasjes së tre vajzave në një kurs kërcimi.
Rreth 6 mijë efektivë do të jenë në terren, ndërsa për të dënuar protestuesit që dëmtojnë institucionet shtetërore janë liruar 567 vende në burgje.
Autoritetet britanike po përballen gjithashtu me akuza nga e djathta ekstreme, duke i kritikuar për aplikimin e standardeve të dyfishta.
Keir Starmer iu përgjigj akuzave dhe këmbënguli që policia britanike të veprojë “pa frikë apo paragjykim”.
Ndonëse mbrëmja e djeshme ka qenë relativisht e qetë në krahasim me ditët e mëparshme, sërish policisë i është kërkuar një vëmendje më e shtuar për të mbajtur nën kontroll tubimet.
Rreth 400 arrestime janë bërë që nga fillimi i trazirave dhe mbi njëqind persona janë akuzuar dhe përballen me akuza për terrorizëm.