Niveli i vaksinimit në Britaninë e Madhe arriti shifrën 75 % me dy doza ndërsa vendi është totalisht i hapur por jo për personat që nuk janë imunizuar ende. Në këto kushte është paralajmëruar aplikimi i pasaportës shëndetësore, e cila nuk është mirëpritur nga të gjithë.
Në Londër vijojnë prej ditësh protestat kundër vaksinimit të detyruar dhe të fëijëve. Aktivistët shprehen se menaxhimi i pandemisë është një diktaturë nga e cila nuk mund të preken në asnjë mënyrë fëmijët.
Duke reaguar me zemërim edhe ndaj ndikimi të medias, protestuesit sulmuan zyrat e televizonit BBC.
Pas përleshjeve me autoritetet, skenës kaotike iu bashkua një ekip përforcues i forcave të sigurisë.
Ndërkohë në Francë ka nisur aplikimi i pasaportëes shëndetësore në thuajse ccdo aktivitet kulturor dhe biznesi. Mbi 36 milionë njerëz, ose më shumë se 54% e popullsisë, janë plotësisht të vaksinuar.
Ndërsa në SHBA, pentagoni do të kërkojë nga ushtarët amerikanë që të bëjnë vaksinën kundër COVID-19 deri më 15 shtator. Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin i ka kërkuar presidentit që procesi të jetë me detyrim.