Njerëzit në Poloni që protestojnë kundër pushtimit rus të Ukrainës, kanë hedhur atë që duket të jetë bojë e kuqe mbi ambasadorin rus në këtë shtet, gjatë një ceremonie në një varrezë për ushtarët sovjetikë në Varshavë.
Ambasadori Sergei Andreyev dhe zyrtarë të tjerë të ambasadës ruse shkuan për të vendosur kurora me lule në varreza, e cila përmban eshtrat e më shumë se 20 mijë ushtarëve të Ushtrisë Sovjetike të vrarë duke luftuar kundër gjermanëve në Poloninë e pushtuar, në ditën kur Rusia feston fitoren mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Një grup protestuesish që valëvitnin flamuj të Ukrainës, hodhën një substancë të kuqe, që thuhet se është bojë, në fytyrën e ambasadorit.
Delegacioni i ambasadës ruse braktisi ceremoninë pas incidentit.
Protestuesit i thanë transmetuesit polak të lajmeve, TVN24, se substanca e kuqe simbolizonte gjakun e viktimave ukrainase të shkaktuar nga rusët.