Protestuesit i vënë flakën Kongresit

Qindra protestues antiqeveritarë në Guatemalë kanë hyrë brenda ambienteve të Kongresit dhe kanë shkatërruar çdo gjë që kanë gjetur brenda e në fund i kanë vënë zjarrin.

Ambientet ishin bosh në momentin që u sulmua. E gjithë ngjarja zgjati për rreth 10 minuta. Shërbimet e zjarrfikëses mundën të fiknin zjarrin, por mësohet se me dhjetëra njerëz janë çuar për ndihmë mjekësore për shkak të asfiksisë nga tymi.

https://www.youtube.com/embed/g_C2wuqw92I

Protestuesit kundërshtonin një buxhet të miratuar nga Kongresi të mërkurën. Opozita thotë se buxheti ka prioritet projektet e mëdha infrastrukturore që të zhvillohen nga kompani me lidhje qeveritare dhe nuk merr si duhet parasysh impaktin social dhe ekonomik të shkaktuar nga pandemia.

Gjithashtu ata kundërshtojnë shkurtimet e mëdha të bëra në edukim dhe shëndetësi.

Ky buxhet kaloi ndërkohë që vendi u përball edhe me dy stuhi të rënda që lanë shumë pasoja mbrapa. Protestuesit kërkojnë largimin e Presidentit Alejandro Giammettei.

Leave a Reply