Zemërim pas “lutjes” së ministrit izraelit të ekstremit të djathtë në vendin e shenjtë në Jerusalem.
Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare nga e djathta ekstreme ka shkaktuar zemërim në të gjithë Lindjen e Mesme pasi ka shkelur një marrëveshje shumëvjeçare në një vend të shenjtë në Jerusalemin Lindor.
Itamar Ben-Gvir “kreu një lutje hebraike” në kompleksin e xhamisë Al-Aksa mëngjesin e sotëm, duke thyer një marrëveshje të vjetër që u lejon hebrenjve të vizitojnë vendin, por jo të luten atje, shkruan skynews.
I shoqëruar nga oficerë policie gjatë hyrjes dhe vizitës në kompleks – që hebrenjtë e quajnë Mali i Tempullit – Ben-Gvir përsëriti thirrjen që Izraeli të pushtojë të gjithë Gazën dhe të nxisë atë që ai e quajti “emigrim vullnetar” të palestinezëve nga territori.
Vizita e ministrit u dënua menjëherë si një nxitje nga udhëheqësit palestinezë dhe nga Arabia Saudite dhe Jordania, e cila është kujdestare e vendit të shenjtë.
Zyra e kryeministrit izraelit lëshoi një deklaratë duke thënë se, pas vizitës së Ben-Gvir, nuk kishte ndryshime në politikën e Izraelit për ruajtjen e status quo-së, që lejon vetëm adhurimin mysliman në atë vend.


