Politikani holandez anti-Islam, Geert Wilders i është rikthyer planeve të tij për mbajtjen e një konkursi karikaturash tallëse për Profetin Muhamed, vetëm një vit pasi një nismë e tij ishte anuluar nga frika e sulmeve në Holandë.
Në një mesazh në Twitter, Wilders u bëri thirrje njerëzve të dërgojnë karikaturat e tyre të profetit. “Liria e fjalës duhet të mbizotërojë mbi dhunën e fatva-ve islamike”, shkroi lideri i partisë më të madhe opozitare në parlamentin holandez.