Ali Ahmeti, ky farë lideri i pamend i BDI-së, mendon se do t’ia dalë deri në fund! Nuk po e kupton se shumë shpejt do të zbërthehet si i vetmi “politikan” i cili fitoret partiake i ka pasur për pasurim personal ,dhe të oligarkëve të tij të cilët në fund si gjithnjë, ia blejnë fitoren
Trendi i humbjeve dhe i rënies së BDI-së nga skena politike, tashmë kishte marrur rrugën e vet dhe, kjo që ndodhi në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, nuk ishte se u bindën shqiptarët për ndonjë projekt kombëtar apo për ndonjë ofertë kombëtare që do ta përmirësonte pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Që kur u formua si parti vasale, nisi të instalohet në të gjitha pushtetet, BDI-ja u bë sinonim i të gjitha nëpërkëmbjeve institucionale të shqiptarëve, u bë sinonim i degradimit, devalvimit dhe zyrtarizimit të shkeljeve ,të të drejtave të shqiptarëve në këtë vend. I tërë ky devalvim shtetëror i shqiptarëve kamuflohet me vasalitetin e BDI-së në pushtet.
Ali Ahmeti vdes për pushtet, Ali Ahmeti ia kalon edhe Sulejman Rexhepit-Zharkos për pushtet, ai mendon se është vlerë kombëtare, mendon se BDI është truri i shqiptarëve. Ali Ahmeti është bashkëautorë i kriminalizimit të shqiptarëve, i oligarkëve spiunë dhe i hajnave që vjedhin fitore, vjedhin të mira të popullit shqiptar, vjedhin dhe përvetësojnë ato pak vlera që mund të hasen nëpër individë (sepse si komb që moti i ka devalvuar Ali Ahmeti, i cili, sado që u përfol si spiun i UDB-së me disa dosje të falsifikuara, megjithatë, veprimet e tij të deritanishme janë sikur të ishin të oficerëve të spiunëve të UDB-së!
Çka i duhet fitorja Ali Ahmetit! Çka i duhet lidhja e tij me kriminelë, çka e lidhë atë me të pamoralshëm, me anikombëtarë.
Çka ka arritur në politikë Ali Ahmeti? A e kupton Ali Ahmeti se të jeshë politikan, duhet të jeshë i rangut të të ndjerit Arbën Xhaferit! Kush e ka mohuar atë personalitet, kush e ka sharë, kush nuk e ka dashur, edhe kundërshtarët e tij politikë kanë pasur respekt të sinqertë ndaj tij!
Ali Ahmeti, ne momentin kur u lodh nga politika, kur u ndje i tradhëtuar nga miqtë e ngushtë, kur u bë çerdhe e korrupsionit, e amoralitetit dhe e kriminalitetit, atëherë kur nuk i ngeli as dy gishta fytyrë, që të vrapojë pas fitores partiake, humbi dhe ra në dhjetë deputetë.
18 vjet në politikë me 1800 afera antikombëtare, me 1800 tradhëti, me 1800 idiotizma e budallallëqe, 1800 plane për likuidim e për burgosje të kundërshtarëve të tij. I vetmi i vetëshpallur “kryekomandant” lufte me komandantët të vrarë e të burgosur, të devalvuar e të nëpërkëmbur, edhe atë, pa më të voglën përpjekje për t’i zbardhur vrasjet, për ta ngritur popullin në këmbë për t’ju dhënë fund defaktorizimit institucional të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Thirret në marrëveshje të Ohrit, të Prespës me Bullgarinë, kushte këto që nuk guxon t’i prekë asnjë parti dhe faktorë maqedonasë. Shqiptarëve le t’ua qajnë nënën, nuk ka rëndësi kjo për Ali Ahmetin. Të rëndësishme për të janë marrëveshjet në të cilat ai ka qenë bira e fundit e kavallit. Por, që nga lufta në Kosovë, që nga lufta në Maqedoni, që nga ndikimet ndërkombëtare për avansimin e pozitës së shqiparëve të Maqedonisë, që nga marrëveshja për faktorizimin e domosdoshëm të shqiptarëve të arritur në mes të të ndjerit Arbën Xhaferi dhe Lubçe Georgievski, ish-lider i VMRO, që të gjitha i ka vjedhur Ali Ahmeti, që të gjitha i ka përvetësuar dhe i llogaritë si merita të tij personale.
Megjithat, Ali Ahmeti do të ngelë politikani shqiptar i cili në trevat shqiptare më së shumti ka legjitimuar vrasje, rrahje, burgosje, përndjekje, emigrim të shqiptarëve. Është i vetmi politikan që ka legjitimuar shitjen e shqiptarëve, respektivisht, shitjen e votës shqiptare.
Ali Ahmeti gjithmonë e ka blerë fitoren partiake. Ja çka i duhet kjo fitore! Sepse, e ruan komunitetin e oligarkëve, e ruan komunitetin e bashkëpunëtorëve të UDB-së, e ruan primatin e “politikanit” i cili ka më së shumti fitore ndër politikanët shqiptarë. Pra, ai vuan për të parin, prandaj edhe e do të parin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, jo për gjë por për të dëshmuar edhe “muskujt politik”! Me këtë “masë muskulore politike” në fakt ai ju rri çekan mbi kokë të gjithë atyre që thonë se Ali Ahmeti blenë fitore politike, duke i devalvuar shqiptarët në komb pa identitet, pa vizion, pa ideal, pa nevojë për t’u qytetëruar. Ky ësht argatllëk ruso-serb i Ali Ahmetit.
Për këtë ngritje në numër deputetësh Ali Ahmeti i përdori oligarkët e vet, të cilët kanë derdhur miliona euro nëpër shtresa të varfëra, të cilët ia siguruan rreth 30 mij vota. Kemi deklarata se në Çair dhe zona të tjera të varfëra, janë derdhur miliona euro, një votë është blerë për 50 euro. Pare e majme është derdhur edhe në Reçicë të Madhe.Pra, Ali Ahmeti e fiton pushtetin me para, jo me ofertë, jo me ideal, jo me premtime të realizueshme. Diferencën e humbjes në Lagjen e Trimave, në Lagjen e Shqiponjës dhe në tërë Kumanovën, Gostivarin dhe Tetoven, e ka bërë me blerje të mijëra votave me nga 50 euro.
Ali Ahmeti shumë shpejt do të largohet nga skena politike si matrapazi më i madh politik ndër shqiptarët. Historia do ta vlerësojë shumëfish më të dobët se Haxhi Qamilin.
A është regjistruar ndonjë rast në historinë shqiptare të këtyre dy dekadave kur Ali Ahmeti ka donuar ndonjë shtëpi për ndonjë familje të varfër, që ka shpërndarë ndonjë ndihmë për familje të varfër, a ka donuar diçka nga buxheti i shtetit për ish-lufëtarët e tij të manipuluar e të tradhëtuar që nga Komunikata e gjashtë e këndej, a u ka ndihmuar invalidëve të luftës, a i ka ndihmuar jetimët e heronjëve. Jo kurrë, jo se nuk ka pasur para me bollëk, por, thjesht i ka ruajtur për ditë të zgjedhjeve për të blerë vota. Ali Ahmetit i intereson kolltuku dhe jo nevojat jetike të kategorive që i theksuam më sipër. Ali Ahmetit i intereson kryeministri shqiptar ?dhe jo ligji për benificione institucionale të meritueshme për ish-luftëtarët!
Ky është roli i Ali Ahmetit në skenën politik: blerja e pushtetit për ta legjitimuuar degradimin arsimor, kulturor, shëndetësor, social, sportiv, akademik të shqiptarëve. Sepse, i humb shanset për tendera të shumta, që i sigurojnë buxhet që në çdo zgjedhje të blejë fitoren dhe pushtetin, qoftë ai lokal qoftë ai qendror. Shqiptarët nuk janë pa ideal kombëtar, shqiptarët kanë nevojë për para për të mbijetuar, qoftë kjo edhe përmes shitjes së votës. Këtë sprovë e ka kuptuar Ali Ahmeti, prandaj kaq gjatë tallet me shqiptarët e këtij vendi. E vraftë Zoti!!!
Figura e juaj kombëtare duhet të ngelë e papërlyer
Letër e hapur Ali Ahmetit Figura e juaj kombëtare duhet të ngelë e papërlyer Në një inervistë në mediat maqedonase…