Kohë më parë, 12 bashkëpunëtorë të Shaqir Fetait, ata që e bënë “reis”, i shprehën refuzim, pakënaqësi totale për punën prej hajduti dhe rrenci që e ka ushtruar për këto tri vite që kur nga struktura të dyshimta politike u instalua dhunshëm në krye të BFI-së
Nga Mahir Rexhepi
A ra nga “froni” Shaqir Fetai? A mund të mbahet posti i “reisit” me përkrahje të policisë së shtetit! Ç’i duhet një post i tillë Shaqir Fetait i cili tashmë u shkarkua nga 12 anëtarë të “rijasetit” të tij, i trembëdhjeti (ai nga Dibra) u kërcënua me polici dhe u detyrua që të vijë e t’ia japë nënshkrimin përkrahës Shaqir Fetait, ndërsa i katërmbëdhjeti anëtar (“myftiu” i Prilepit) nuk ka të drejtë vote, sepse ai nuk mund të jetë myfti, sepse ai është pa shkollim të lartë!
Ishin po këta anëtarë Rijaseti që u manipuluan nga Shaqir Fetai dhe e shkarkuan ish-reisin, H. Sulejman ef. Rexhepin. Të joshur nga shumë premtime, të joshur me fjalë boshe dhe pa program konkret, të joshur me ëndërra dhe pa strategji konkrete, po këta anëtarë “rijaseti” i dhanë përkrahjen Shaqir Fetait dhe votuan për lehtësimet instaluese të tij në krye të BFI-së! Natyrisht “magjia” asnjëherë nuk është e përjetshme, një ditë lëshon dhe hapen sytë: dymbëshjetë anëtarë të “rijasetit” të Shaqir Fetait i lexuan qartë synimet e Shaqir Fetait: të vjedhë sa më shumë, ta shatërrojë sa më shumë BFI-në dhe ta degradojë tërësisht jetën fetare islame në RMV. Kjo ishte arsyeja e rrebelimit të tyre dhe jo, siç deshti ta kanalizojë protestën Shaqir Fetai – “për shkak të rritjes së çmimit të Haxhit”. Çmimet janë çdo herë të ndryshueshëm dhe, varësisht nga parametrat ekonomike në shoqëri caktohen çmimet, proces ky që mund të jetë lehtësisht i arsyetueshëm.
Pra, “rrebelimi” i bashkëpunëtorëve të Shaqir Fetait nuk ishte as çmimi i haxhit dhe as puçi siç e interpreton i gjori. Rrebelimi i tyre ishte vetëm si reflektim mbi punën prej hajduti dhe rrenci, reflektim mbi veprimet amatoreske dhe hipokrite që po i bën çdo ditë Shaqir Fetai. Tashmë të gjithë në BFI dhe në shoqërinë myslimane të vendit e kanë të qartë se Shaqir Fetai është dëmi më i madh që i ka ndodhur në historinë e vet BFI-së por edhe myslimanëve të vendit.
“12 apostuj judaistë të Jezu Krishtit”
Po kush janë këta “12 apostuj judaistë të Jezu Krishtit” siç i quan Shaqir Fetai 12 të pakënaqurit me “reisin” e tyre? Janë po këta që i duartrokitën instalimit të Shaqir Fetait në krye të BFI-së; janë bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe më besnikë të Shaqir Fetait; janë bashkëveprimtarët e tij; janë 12 “organe” që me dekret e me autorizim të Shaqir Fetait ushtruan detyra jetike për BFI-në, që patën qasje në lloj-lloj dokumenti dhe vendimi autokrat të Shaqir Fetait (sidomos në ato vendime që e lehtësojnë vjedhjen e buxhetit dhe të pronës së BFI-së)! Po pra, janë edhe të dymbëdhjetët që përjetuan zhgënjim të madh, që u dëshpëruan nga karakteri i dobët dhe i ulët i Shaqir Fetait që është i prirur për rrena dhe për vjedhje. Janë po ata për të cilët sot Shaqir Fetai thotë se “janë bërë të m’i japin gratë e tyre vetëm që t’ua falë” (madje janë po ata të cilët Shaqir Fetai i etiketon me “pederastë”, me “spiunë” me “bashkëpunëtorë të UDB-së” etj.)! Dhe, asnjëherë nuk i tregoi popullit se me çfarë strukturash të prishta paska qenë i detyruar të bashkëpunojë!
Shaqir Fetai duhet të dijë se, ky ështe vetëm një fillim i asaj se çfarë do ta gjejë në vazhdim, sepse “të tradhëtohesh” prej 12 bashkëpunëtorëve nuk është punë që duhet të neglizhohet aq lehtësisht!
Po çka thotë Shaqir Fetai për këta 12 bashkëpunëtorë, kolegë e shokë të deridjeshëm?
Si e zbërthen Shaqir Fetai vetëveten
Në një “diçiturë” të tij, në do “aforizma” analfabetësh që mundohet t’i shkruajë Shaqir Fetai, na kishte mbajtur një “ligjeratë” mbi atë se çka do të thotë shok, si mbahet dhe si ruhet shoku etj.
“Shoku i mirë është dhuratë nga Zoti. Është nder i veçantë, por edhe përgjëgjësi ndaj tij.”, thotë Shaqir Fetai në “diçiturën” e 16-të të tij! Frazë kjo tipike e një hipokriti, e një qenie të rrezikshme për të cilën shkruan edhe Kurani Famëlartë!
Sot, kur i dëgjojmë prononcimet, vlerësimet dhe konstatimet e shumta më hershme të Shaqir Fetait mbi Sulejman ef. Rexhepin, na del puna se e paskësh pasur shok më të ngushtë të jetës! Si përgjigje e kësaj “dashnie” po kaq lartësisht është prononcuar edhe Sulejman ef. Rexhepi për Shaqir Fetain! Shaqir Fetai e nderoi me përulësi prej një butaku Sulejman ef. Rexhepin, kurse përgjegjësia e tij paskësh qenë përgjegjësi e kriminelit, gjegjësisht, detyrë e pisit për t’ia ngulur thikën pas shpine shokut më të mirë që e pati dhuratë prej Zotit! Këtë akt hipokrit e soditën mbarë popullata e vendit dhe këtë fakt nuk mund ta mohojë vogëlsia e Shaqir Fetait.
Më tej, Shaqir Fetai në “diçiturën” e vet thotë: “Është obligim hyjnor të jetosh me të, me të mirat, vlerat, gëzimin, pikëllimin, hidhërimin, sikletin, vështirësitë, dhimbjet e tij në çdo moment, kohë dhe hapsirë.”! Këtë obligim hyjnor Shaqir Fetai e zbatoi deri në çastin kur iu shit shejtanit, deri në momentin kur hyri në pazaret dhe skenaret e strukturave antiislame për t’ia ngulur thikën pas shpine shokut ndaj të cilit kishte pasur “obligim hyjnor”! Në fakt Shaqir Fetai këtë sintagmë “obligim hyjnor” e nxjerr nga konteksti i sintagmës “parim islam”! Shaqir Fetai këtu nisi të shkelë obligime hyjnore e parime islame, vetëm e vetëm që t’ia rrëmbejë bashkëpunëtorët, shokët, H. Sulejman ef. Rexhepit dhe t’i fusë në aventurën e planifikuar për rrënimin e tij! A e di Shaqir Fetai se çka do të mbjellë atë edhe do ta korrë?!
Kur Shaqir Fetai “flet objektivisht”
Shaqir Fetai thotë në “diçiturën” paçavër të tij: “Andaj, më e shëmtuara është të lejosh dhe t’ia mundësosh shokut të hidhet në të keqe, në mbytje, në zjar, në humbje, në përçarje, në tradhti, etj., sepse kjo do ishte hudhja edhe e ytja në humnerë.”
Si rallë herë Shaqir Fetai na del objektiv. E pranon publikisht se veten e ka hedhur në humnerë, në rastin konkret, në shpellën e mëkatshme! Shaqir Fetai, si skuth ndenji duke e pritur momentin e kthimit të shpinës sa për t’ia ngulur thikën Sulejman ef. Rexhepit! E pat shok, bashkëmendimtar, bashkëveprimtar, udhëtar krah për krah deri në momentin kur e hutoi efendi Rexhepin! I tha, ta ngula thikën sepse tërë kohës po e shkel nenin 58 të Kushtetutës! Kurrë nuk ia tha paraprakisht një fjalë, kurrë si shok nuk e udhëzoi, nuk e kritikoi, nuk e stopoi së vepruari keq, së hedhuri në zjarr, në humbje, porse vetëm ia fërkonte shpinën, bolet, derisa në fund ia nguli thikën. Prandaj, sot, Shaqir Fetai ndjehet si i hedhur në humnerë, sepse e di se çfarë ka bërë; është plotësisht i sigurt që edhe ai duhet të pësojë po të njëjtën siç ia bëri pararendësit të vet! Sepse, Allahu Fuqiplotë thotë: “… Nuk është kështu, por keqbërësit i premtojnë njëri-tjetrit vetëm mashtrime.” (El Fatir, 40) A ka më keqbërje se sa ta bëshë praktikë tradhëtinë dhe uzurpimin pa meritë të posteve në Bashkësinë Fetare Islame? Ata që e bëjnë këtë veprim të keq, ata edhe do të premtojnë në mes vete rrena, mashtrime, pas së cilave do të pasojë zhgënjimi. Pra, nuk bëhet fjalë këtu për dhimbjen e madhe të Shaqir Fetait sepse e paskan “tradhëtuar” do shokë të cilëve ky u paska besuar sinqerisht, por, bëhet fjalë për ndëshkimin e Zotit të Madh kundër keq-bërësve që kanë ndarë premtime në mes vete, duke mos u frikësuar fare se ato “premtime” dhe hesape mund t’ua prishë i Plotëfuqishmi!
Vazhdon Shaqir Fetai në “diçiturën” e vet numër 16: “Keni kujdes, shoku është mbikqyrja dhe shërbimi ndaj tij. Andaj, ta hudhish në kurthe dhe humnerë është tradhtia më madhe.” A ka tradhëti më të madhe nga ana e Shaqir Fetait se sa momenti kur ai doli publikisht dhe e tradhëtoi shokun e vet të jetës, efendi Rexhepin! A ka tradhëti më të madhe se sa momenti kur ata që e përkrahën instalimin e tij në krye të BFI-së, tash, i zhgënjyer prej tyre, i hedh në humner duke i tradhëtuar rrast! Ata i kanë besuar për një çast, e kanë ndihmuar, e kanë përkrahur, ndërsa tani janë kthjellur dhe e kanë kuptuar që Shaqir Fetai është katastrofa e kombit dhe e fesë prandaj, të zhgënjyer, ia tërheqin besimin. Ky nuk i respekton duke u tërhequr por, merr masa kundër tyre dhe i shpallë armik, meqë po ia shpalosin të gjitha gjynahet Shaqir Fetait!
Dhe, fare në fund, Shaqir Fetai e përmbyllë me këtë fjali “diçiturën” e vet: “Mbro shokun nga humnera. Ky është dinjiteti yt.”
Cili është dinjiteti i Shaqir Fetait të padinjitetshëm?! Shaqir Fetain duhet ta mbrojnë të gjithë, të gjithë duhet t’i servilosen, të gjithë duhet ta përkrahin në mëkat, sepse e përkrahën njëherë kur ky ia nguli thikën shokut të vet më të ngushtë, i cili u bë sebep që Shaqir Fetai të ketë një karrierë të gjymtë. Ai nuk paska qenë shok! Shok paska qenë vetëm Shaqir Fetai dhe, nëse ju nuk e përkrahni, do të ngelni pa dinjitet dhe pa vende të punës! Ky po që po na del një satrap i përkrahur nga forcat e errëta. Tek do të dalin mbi ujë pisllëqet e tij! Kur do të notojë si m… mbi ujë, atëher do të pështyhet prej të gjithëve, madje edhe prej vetë përkrahësve dhe instaluesve të tij. Diçka po kundërmon flliqtë në horizont!