Vala e sulmeve izraelite të së martës së hershme, ku u vranë qindra palestinezë në të gjithë Rripin e Gazës ishte kulmi i përpjekjeve të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për ta prishur armëpushimin me Hamasin që e kishin arritur në janar.
Që nga fillimi i luftës, Netanyahu është përballur me presione antagoniste: nga njëra anë familjet e pengjeve duan që ai të bëjë një marrëveshje me Hamasin për t’i liruar pengjet, ndërsa nga ana tjetër partnerët e tij të djathtë ekstremë të koalicionit qeverisës dëshirojnë të vazhdojnë luftën me qëllim që të shkatërrojnë grupin militant.
Të martën, ai ka zgjedhur partnerët e ekstremit të djathtë – dhe administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përkrahur vendimin e njëanshëm të Netanyahut për të dalë nga armëpushimi, për të cilin ata kishin ndërmjetësuar.
Hamasi, i cili akoma nuk u është përgjigjur ushtarakisht sulmeve izraelite – ka shpenzuar javë duke bërë thirrje për bisedime serioze mbi fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit, që bën thirrje për lirimin e pengjeve të mbetura në këmbim të më shumë palestinezëve të burgosur, tërheqje të plotë të Izraelit nga Gaza dhe një armëpushim të qëndrueshëm.
Këto bisedime supozohej se do të nisnin në fillim të shkurtit, por tani ato mund të mos ndodhin.