Mediumi italian “La Verita” ka publikuar një video ku shihet se si të akuzuarit në rastin “Reket”, Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin para nga biznesmeni Orce Kamçev për të intervenuar në rastin e PSP-së, “Perandoria”.
Gazeta italiane sot në mëngjes publikoi edhe një pjesë nga biseda mes Orce Kamçevit dhe Boki13, në të cilën Boki i tregon Kamçevit se nga e dita e hënë më së voni deri të martën do të lirohet nga paraburgimi.