Një video tronditëse zbulon se si një copë akulli që supozohet se është më e madhe se tre herë Parisi është shkëputur nga pjesa tjetër.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të marra nga një lum i ngrirë që lidh oqeanin me Antarktidën kontinentale dhe po ”shkrihet” me shpejtësi.
Siç thuhet më tej, rritja e temperaturave janë duke treguar ndikimin e tyre mbi akullnajën e ndjeshme, e cila nëse do të “shkrihej”, do të shkaktonte një ngritje globale të nivelit të detit me rreth katër metra.
Pine Island Glacier është një rrjedhë e madhe akulli dhe akullnaja më shpejtë e shkrirë në Antarktidë, përgjegjëse për rreth 25% të humbjes së akullit të Antarktidës.
Bëhet e ditur se shkencëtarët në Kopernikus, në partneritet me ESA, po monitorojnë akullnajën e largët për disa vjet me anë të satelitëve.
Kështu, thuhet se gjithsej 57 imazhe të ndara, të marra gjatë 12 muajve u bashkuan në një video të shkurtër nga ESA.
Ato zbulojnë se si “një copë akulli” – rreth 312 kilometra katrorë – u nda nga trupi kryesor i akullnajës.
Kjo është përafërsisht sa madhësia e ishullit të Maltës, dhe trefishi i madhësisë së kryeqytetit të Francës, Parisi. /Telegrafi/