Policia ka apeluar ndaj drejtuesve të automjeteve që të përdorin rrugët dytësore, për shkak të punimeve në autostradën Tiranë-Durrës.
“Duke marrë shkas nga punimet në rrugë për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë në autostradën Tiranë-Durrës, njoftojmë të gjithë përdoruesit e rrugës për t’u shmangur sa të munden nga ky aks rrugor. Drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Veriu këshillohen të përdorin kalimin Fushë Krujë-Ura e Gjoles-Tiranë. Njëkohësisht, drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë nga Tirana për në Durrës këshillohen të përdorin si rrugë alternative rrugën e vjetër me kalim nga Vaqarri”, thuhet në njoftimin zyrtar të shpërndarë sot nga Policia e Tiranës.