Presidenti i Rusië, Vladimir Putin, ka folur për mediat pas takimit që ka zhvilluar me Presidentin e SHBA, Joe Biden. Në një konferencë për mediat Putin tha se bisedimet kanë qenë shumë konstruktive dhe mes tyre nuk ka pasur asnjë armiqësi.
Krahasuar me takimin që ka zhvilluar më herët me Donald Trump, Putin tha se këtë herë ishte shumë ndryshe.
Më tej tregoi dhe një prej vendimeve që kanë marrë, duke thënë se diplomatët e dëbuar do të kthehen në punë sërish dhe do të ngrihen marrëdhëniet diplomatike.
Po ashtu Putin tha se është folur dhe për sulmet kibernetike dhe për një strategji të përbashkët për t’u mbrojtur.
“Ne besojmë se hapësira kibernetike është jashtëzakonisht e rëndësishme. Unë nuk mendoj se administrata amerikane është veçanërisht e interesuar për këtë çështje. Ajo që na duhet është të bëjmë konsulta me ekspertë“, tha ai.
Edhe çështja e Aleksei Navalnyt u prek në këtë konferencë dhe presidenti i Rusisë tha se lideri i opozitës e dinte që kishte shkelur ligjin dhe do të arrestohej. Sipas tij Navalny është arrestuar me dëshirë, pasi u kthye qëllimisht në Rusi.