Ligjvënësit amerikanë marrë disa informacione të klasifikuara rreth situatës në Ukrainë nga zyrtarë të lartë të mbrojtjes dhe ata të inteligjencës, e në mesin e këtyre të dhënave ka edhe afate kohore të mundshme për rënien e Kievit dhe qyteteve tjera ukrainase.
“Më e keqja ende nuk është parë ushtarakisht”, deklaroi senatori republikan, Lindsey Graham. Një tjetër ligjvënës amerikan tha për CNN në kushte anonimiteti, se afatet në fjalë, ishin “alarmuese”.
Senatori demokrat, Chris Murphy, nga ana tjetër shkroi në Twitter se “lufta për Kievin do të jetë e gjatë dhe e përgjakshme”. Ai theksoi se vendet perëndimore jo vetëm që do të ngrijnë, por edhe do të konfiskojnë asetet e presidentit rus, Vladimir Putin dhe oligarkëve më të mëdhenj, një hap ky të cilin shefi i Kremlinit nuk e kishte parashikuar.
Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Raketat u nisën në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në gati 25 qytete. Urdhri, sipas pretendimeve të Putinit, ishte për një “operacion special” me qëllim çmilitarizimin e Ukrainës. Por veprimi i Kremlinit nxiti menjëherë zemërim e indinjatë në mbarë botën. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët u përgjigjën pa humbur kohë me sanksione të ashpra kundër Moskës.
Të hënën, SHBA i ndaloi amerikaneve të bëjnë të bëjnë transaksione të lidhura me bankën qendrore të Rusisë, duke i dhënë një tjetër një goditje dërrmuese ekonomisë së vendit.