Policia ka “blinduar” një pronë në veri të Londrës, pasi një grua e re u qëllua me armë.
Ekuipazhet e urgjencës, duke përfshirë ambulancën ajrore, zbritën në Stamford Hill, pak pas orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, kur gruaja u qëllua pranë një rruge kryesore.
Policia Metropolitane tha se nuk ka bërë asnjë arrestim në lidhje me incidentin, pasi vazhdojnë kërkimet për autorin.
Gruaja u trajtua në vendngjarje përpara se të dërgohej në spital, ndërsa nuk dihet gjendja e saj.