Dy femra te mbuluara ecin ne nje nga rruget e qytetit amerikan Hamtramck, është qyteti i parë në SHBA, ku myslimanët kanë shumicën në këshillin bashkiak.
Kjo gjë ka tërhequr vëmendjen e të gjithë vendit, dhe po nxit tone raciste.Qyteti, i cili gjendet në jug-lindje të Miçiganit, ka një popullsi të dendur prej 22 mijë personash në vetëm 1.6 km katrorë, ku nëpër rrugë shihen rëndom gra të mbuluara me shami e ku dominojnë biznese të drejtuara nga myslimanët. Në dyqane, përveç petullave apo produkteve tipike amerikane, shitet edhe byrek me mish apo djathë, dhe alkooli është i ndaluar. Por jashtë Hamtramck-ut shumë njerëzve nuk u pëlqen kjo gjë.
“Myslimanët po marrin sundimin në Amerikë”, paralajmëron kanali Fox Neës. “Ata do të sjellin në fuqi ligjin islamik dhe do t’i detyrojnë të gjitha gratë të mbajnë shami në kokë”, shkruajnë blogera antimyslimanë. “Do ta shikoni çfarë ju pret. Së shpejti kishat do t’i shihni të përfshira nga flakët”, thonë disa të tjerë. Mediat konservatore dhe forumet anti-islame në internet vihen në garë me përshkrime skenaresh tmerri.Në vitin 1970, ende 90 përqind e popullsisë së Hamtramckut përbëhej nga emigrantë polakë. Kurse tani, 42 përqind janë myslimanë. Shumica e tyre vijnë nga shtetet arabe, shumë nga Bangladeshi, disa nga Jemeni,por ka edhe nga Bosnja. Kuota e papunësisë është një ndër më të lartat në SHBA./ Top Channel