Channel 14 izraelit raportoi se të paktën 30 raketa u hodhën nga Libani herët të hënën në drejtim të qytetit bregdetar të Naharija dhe zonave të tjera në Galile.
Yedioth Ahronoth tha se sirenat u dëgjuan në Nahariya dhe periferitë e saj, ndërsa u zbuluan dhjetëra predha raketash.
Nga ana e saj, Autoriteti i Shpëtimit dhe Zjarrfikësve të Izraelit raportoi se një zjarr shpërtheu në Galilenë Perëndimore si pasojë e e këtyre sulmeve.
Korrespondenti i Al Jazeera raportoi më herët se sirenat u dëgjuan në Nahariya dhe qytete në Galilenë e Epërme për të paralajmëruar lëshimin e raketave.
Kjo vjen në mes të një shkëmbimi bombardimesh midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut libanez përtej kufirit.