Raketat ruse goditën një ndërtesë apartamentesh dhe një resort pranë portit ukrainas të Odesës në Detin e Zi duke vrarë të paktën 17 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.
Me forcat e saj tokësore të përqendruara në rajonin industrial lindor të Ukrainës, Donbas, Rusia ka dyfishuar numrin e sulmeve me raketa në të gjithë vendin në dy javët e fundit, duke përdorur raketa të epokës sovjetike.
Një raketë goditi një ndërtesë nëntëkatëshe në qytetin Bilhorod-Dnistrovskyi rreth orës 1:00 të mëngjesit duke shkaktuar edhe një zjarr në një ndërtesë. Një tjetër raketë goditi një objekt turistik, duke vrarë të paktën tre persona, duke përfshirë një fëmijë dhe duke plagosur një person tjetër.
Serhiy Bratchuk, zëdhënës i administratës rajonale të Odesës, i tha televizionit shtetëror ukrainas se një operacion shpëtimi ishte duke u zhvilluar pasi disa njerëz mbetën nën rrënoja pasi një pjesë e ndërtesës u shemb.
Sulmi erdhi pasi Rusia kishte vendosur të tërhiqej nga ishulli i gjarpërinjve për të treguar se Moska nuk po pengonte përpjekjet e OKB-së për të hapur një korridor humanitar që lejon dërgimin e drithërave nga Ukraina. Ukraina tha se kishte dëbuar forcat ruse nga deti i Zi pas një sulmi me artileri dhe raketa, me presidentin Volodymyr Zelensky që përshëndeti fitoren strategjike.
Ishulli i gjarpërinjve u rimor nga Ukraina pas javësh luftimesh të ashpra, teksa Rusia kishte premtuar se do ta zotëronte totalisht ishullin. Dalja për në Odesa, porti kryesor i Ukrainës në Detin e Zi, do t’i jepte mundësi Ukrainës që të bënte të mundur dërgesat me drithë në të gjithë botën.
Pavarësisht se ka lëshuar terren dhe ka marrë humbje në Donbasin lindor në javët e fundit, Ukraina shpreson të shkatërrojë ushtrinë ruse që përparon në jug të vendit. Forcat ruse gjithashtu janë përpjekur të rrethojnë Lysychansk që kur pushtuan Sievierodonetsk, javën e kaluar pas disa javësh luftimesh të rënda. Forcat ukrainase në jug vranë 35 ushtarakë ruse.
Pothuajse e gjithë infrastruktura e qytetit është shkatërruar. Njerëzit jetojnë në kushtet më të këqija pa energji elektrike, ushqim, akses në shëndetësi si dhe pa gaz që nga muaji Maj. Aleatët perëndimorë të Ukrainës kanë dërguar armë dhe qeverisë së Kievit iu dha një shtysë tjetër me Shtetet e Bashkuara duke thënë se do të siguronte 800 milionë dollarë të tjera në armë dhe ndihmë ushtarake.