Kryeministri Rama dhe ministret Balluku dhe Ibrahimaj po zhvillojnë një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë aktualisht në Shqipëri, si dhe me investitorë të rinj potencial, të interesuar për të zgjeruar aktivitetin e tyre në vendin tonë.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri i vendit Edi Rama vlerësoi mbështetjen e Holandës dhe renditi disa prej investimeve më të rëndësishme holandeze në vendin tonë teksa shtoi se kompania Shell po realizon një zbulim shumë të rëndësishëm në Shqipëri.