30-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese ishte një mundësi që sipas kryeministrit Edi Rama të bëhej një bilanc i përballjeve me të cilat është përballur kjo trupë dhe që sipas tij ka dritë hije.
“Me vula vendimesh të diskutueshme, me shkëlqime deri në të lavdishme dhe me njolla të pajustifikueshme”.
Por Rama thotë se tashmë ka ardhur koha kur jo çdo konflikt politik mund të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese duke sjellë në vëmendje padinë e një grupi deputetësh të PD kundër vendimit për katet pa leje.
“Që një vendim qeverie të çohet në Gjykatë Kushtetuese është një akt që të lë pa fjalë, por që një vullnet politik të ngrihet kundër një vendimi qeverie për të marrë në mbrojtje këta shkelje haptazi të ligjit është kulminacion i ri”.
E drejtpërdrejtë ishte edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Juri Kim që tha se koha kur gjyqtarët bliheshin e kërcënoheshin ka mbaruar.
“Koha për të bërë telefonata për të dërguar emisar, dhurata e kërcënime, duke kërcënuar për të ekspozuar sekrete të errëta nga e shkuara, formojnë bazat për një tjetër sekret të erret, kjo kohë ka përfunduar. Kjo kohë ka përfunduar. Keni mbushur xhepat, tuaj dhe të fëmijëve tuaj. Ndaloni!
Edhe për kryetarja e Gjykatës Kushtetuese tha se retorika politike ka tentuar të ndërhyjë në pavarësinë e këtij institucioni.
“Tensionet politike e shoqërore janë zhvendosur shumë herë në GJK. Jo rrallë herë retorika publike ka tentuar që të përfshijë GJK dhe për të ndërhyrë në pavarësinë e saj”.
Ndërsa për presidentin e Republikës Bajram Begaj u shpreh se kjo gjykatë do tregojë paanësi dhe profesionalizëm.