John Kerry: Ndodhem këtu sepse jemi miq dhe dëshiroj ta theksoj këtë. Jemi aleatë, kemi interesa dhe standarde të përbashkëta… Jam i inkurajuar nga paketa e reformës në drejtësi. Dua të theksoj se kjo është diçka që udhëheqja juaj ka ndërmarrë po punojnë fort të realizohet dhe ata janë të përkushtuar për një qeverisje më llogaridhënëse dhe kjo kërkon mbështetjen e çdo shqiptari.… Ne jemi me ju në këtë transformim por në fund vetëm shqiptarët mund të miratojnë ligjet e duhura dhe mund të ngulmojnë….Dëshiroj të pohoj që ka bërë shumë përparim në çerek shekullin e shkuar. Është një punë e madhe nuk është e lehtë të ndërtosh një demokraci të fortë dhe sinqerisht puna nuk mbyllet akoma. Dhe ne kemi setin tona të sfidave por gjëja më e rëndësishme është të flitet hapur.. ..Shqipëria ka bërë përparim dhe ëshët qartazi e angazhuar, nuk ka asnjë mëdyshje….Krah SHBA -së në luftën kundër IS dhe në Afganistan.
Edi Rama: “Kjo vizitë nis më së miri celebrimin e 25 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
Diskutuam në veçanti për reformën në drejtësi, reformë kyçe. U jemi mirënjohës për ndihmën e çmuar që i kanë dhënë vendit tonë në rrugën e kësaj reforme dhe për punën e palodhur të ekspertëve amerikanë krah për krah me europianët dhe ekspertët tanë në aspektin teknik të reformës.
Objektivi është se marsi të jetë muaji për votimin në kuvend të ndryshimeve kushtetuese. Me SHBA nuk na ndan asgjë dhe na bashkon gjithçka. Trupat tona do vijojnë misionin në Afganistan dhe do të vijojnë deri kur të jetë e nevojshme. Shumë faleminderit zotit Sekretarit të Shtetit dhe presidentit Obama për angazhimin dhe kontributin aktiv për paqen e stabilitetin në këtë kënd të Europës por dhe për mbështetjen dashamirëse për Shqipërinë dhe shqiptarët.