Në konferencën e përbashkët me ministrin gjerman për Evropën, Michael Roth ka kërkuar që për njerëzit e Ballkanit mos të ndahen në kategori për për lëvizjen e lirë në Europë, në bazë të vaksinës që kanë injektuar.
Ai theksoi se firma e vaksinës kundër COVID nuk mund të mbetet peng dhe se nuk mund të fragmentarizohet lëvizja e lirë e qytetarëve.
“Qytetarët nuk udhëtojnë dot në Europë, për shkak të ndarjes së tyre në dy kategori, kategoria e atyre që kanë bërë vaksinë perëndimore dhe atyre që kanë bërë vaksinë lindore. Uroj që ju dhe miqtë e tjerë të na ndihmoni që të përçojmë këtë mesazh, të mos ndahen njerëzit në kategori, kur bëhet fjalë për të drejtën elementare për lëvizjen e lire”, tha Rama.