Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sërish këtë të shtunë në sheshin “Nënë Tereza” për të protestuar kundër vaksinimit me detyrim për Covid-19.
Përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe qytetarë iu bënë thirrje prindërve që të mbrojnë fëmijët e tyre, ndërsa ftuan studentët e pavaksinuar që t’iu bashkohen protestës nëse nuk lejohen të futen në universitet.
“Kjo nuk pandemi, por genocid. Po na cenohet e drejta jonë për të zgjedhur”, u shpreh një student.
Nga ana tjetër, aktivisti Kreshnik Osmani përsëriti qëndrimin e tij se vaksinimi është një çështje politike.
“Është çështje politike e klasit të parë. Edi Rama e ka vënë këtë vend në shitje. Na ka nxjerrë si popull në shitje.”