Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social instagram një foto ku shihen dy gota të cilat janë pjesë e brandit “Air Albania”.
“Përgatitjet e fundit”, shkruan Rama në përshkrimin e fotos.
Kjo linjë ajrore do të shërbejë edhe si mekanizëm për uljen e çmimeve të biletave. Kryeministri Rama e ka konsideruar historike kompaninë ajrore për aviacionin tonë duke e konsideruar një markë të re shqiptare.