Rama u ngrit nga studioja kur Fevziu e pyeti për inceneratorët, reagon Berisha: Kur i përmendet afera, i tmerruar ia mbath

Teksa e pyeste Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” për incerenatorët, kryeministri i vendit Edi Rama është ngritur nga studioja për momentin dhe është kthyer sërish.

Në lidhje me këtë moment, ka reaguar dhe ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha i është drejtuar Ramës me “bosi i organizëtës kriminale të inceneratorëve”, i cili sipas tij është ngritur i tmerruar dhe ia ka mbathur nga studioja.

“Studio si gracka ku shpirti i hajnit kapet si laraska!

Bosi i organizatës kriminale të inceneratorëve kur i përmendet afera i tmerruar, ngrihet e ja mbath nga studio!”, shkruan Berisha./tvklan

Leave a Reply