Rama: Vijon puna për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në zonat e mbuluara me dëborë

I ftohti polar që ka mbërthyer Shqipërinë ka bërë që temperaturat të ulen në minus pothuajse në të gjithë Shqipërinë. Ngricat dhe dëbora ka shkaktuar probleme në disa akse të caktuara.

Këtu, Kryeministri Edi Rama thotë se vijon puna papushim për pastrimin e këtyre akseve dhe shpërndarjen e kripë në zonat e mbuluara me dëborë.

“Mirëmëngjes, dhe me punën që vijon papushim me të gjitha kapacitetet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në zonat e mbuluara me dëborë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Një ditë më parë, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se autoritetet kanë marrë të gjitha masat për këtë periudhë që është parashikuar mot i ftohtë. Ministrja bëri thirrje për kujdes në rrugë, por edhe në kursimin e energjisë elektrike.

Leave a Reply