Kryeministri Edi Rama ka nisur këtë të enjte një vizitë zyrtare në Landin e Bavarisë në Gjermani, me ftesë të kryeministrit të këtij landi, Horst Seehofer.
Gjatë takimit mes dy delegacioneve, që do të zhvillohet ditën e premte, kryeministri Rama do të diskutojë me kryeministrin Seehofer mbi bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe rajonit të Bavarisë, bashkëpunimin në fushën e arsimit profesional dhe atë universitar.
Landi i Bavarisë është një ndër landet ku shumë shqiptarë kanë aplikuar për azil dhe si i tillë jashtë diskutimeve nuk do të mbetet as çështja e azilkërkuesve.
Gjatë kësaj vizite, kryeministri Rama shoqërohet nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi.