Keshilli Politik u mblodh sot pa opoziten dhe mbledhja i sherbeu mazhorances per te bere te qarte se ndryshimet kushtetuese per sistemin do te miratohen ne 30 korrik. Ne fund te mbledhjes qe zgjati vetem 30 minuta kryeministri Edi Rama sqaroi se keshilli ishte tregues i vullnetit te mazhorances per dialog me opoziten ne lidhje me te gjitha ndryshimet qe duhen bere ne kodin elektoral si pasoje e hapjes se listave
“Është në interesin e PD-së që të zhvillojë këtë proces, sepse faktikisht ky këshilli e ka kryer misionin e vet me marrëveshjen e 5 qershorit dhe nga ana tjetër pas 30 korrikut jeta politike vazhdon. Do të na duhet të reflektojmë në ligjin zgjedhor c’ka kushtetuta lidhur me listat e hapura do të imponojë dhe më duket absurde që të bojkotohet diskutimi lidhur me këtë”, tha Rama.
Kryeministri Rama i ka bere apel opozites te mos bojkotoje procesin.
“Kam frikë se Basha po përsërit të njëjtin gabim, të mos qeni në vendin e duhur në kohën e duhur.”
Mazhoranca ka sqaruar se te gjitha ceshtjet per te cilat opozita ka kerkuar mbledhjen e keshillit e qe lidhen me ndryshimet ligjore kunder fenomenit te shit blerjes se votes jane dakortesuar dhe jane gati te futen ne procedure parlamentare. Per kete arsye kerkesa e pd per te mbledhur keshillin neser duket se do te rrezohet
“Nesër nuk ka asgjë”
Ndersa opozita parlamentare e cila mori pjese ne keshill eshte e bashkuar rreth idese se hapjes se listave, por jo te gjithe jane te gatshem te votojne neser marreveshjen e arritur mes demokrateve e socialisteve.