Grupet shqiptare të kokainës po “pushtojnë” tregun e BE-së
Raporti i këtij viti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për drogën e rendit Shqipërinë në krye të listës mes vendeve europiane. Siç tregon ky grafik, Shqipëria renditet para Spanjës dhe Holandës si vend i origjinës së hashashit, sipas të dhënave për periudhën nga viti 2015 deri në 2019-n.
Në shkallë botërore, Shqipëria renditet e 6-ta. Spanja renditet në vendin e 8-të e Holanda në të 9-tin.
Megjithatë, shifrat e kësaj tabele tregojnë se kultivimi dhe përpunimi i kanabisit nga viti 2016 deri në 2018 ka pësuar rënie të dukshme. Raporti konstaton se grupet shqiptare të narkotrafikut po e zhvillojnë tashmë aktivitetin e tyre kryesisht jashtë Shqipërisë.
Ata kanë pësuar fuqizimin më të shpejtë krahasuar me të grupet nga vendet e tjera të botës. Aktivitetin tashmë e përqendrojnë në trafikimin e kokainës nga Amerikan Latine drejt Europës dhe po ashtu kanë rol kyç për tregtimin në vendet e Bashkimit Europian.
Kjo vërtetohet edhe përmes këtij grafiku, që tregon mes shtetasve të huaj të arrestuar për trafik narkotikësh në vendet europiane, një vend të rëndësishëm zenë edhe shqiptarët me 25%.