Raporti për zgjedhjet/ Ambasada britanike: Të zbatohen rekomandimet e ODIHR-it, hetoni rastet e shit-blerjes së votës

Ambasada britanike në Tiranë në një reagim të saj për raportin final të OSBE/ Odihr për zgjedhjet e 25 prillit thotë se palët politike duhet të marrin parasysh rekomandimet që jepen aty.

“Ne inkurajojmë të gjitha palët të zbatojnë plotësisht rekomandimet e Misionit të ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe theksojmë nevojën për të hetuar rastet e shit-blerjes së votës apo shkeljen e të dhënave personale, për të garantuar të drejtën për të votuar në mënyrë të lirë dhe të fshehtë”, thuhet në reagim.

 

Postimi

Osbe/Odihr publikoi raportin përfundimtar mbi zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, duke rekomanduar një rishikim gjithëpërfshirës dhe në kohë të kuadrit ligjor përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Ne inkurajojmë të gjitha palët të zbatojnë plotësisht rekomandimet e Misionit të ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe theksojmë nevojën për të hetuar rastet e shit-blerjes së votës apo shkeljen e të dhënave personale, për të garantuar të drejtën për të votuar në mënyrë të lirë dhe të fshehtë.

Leave a Reply