Tre sulme të jemenas kanë shënjestruar një anije në Ngushticën Babe l-Mandeb, që lidh Gjirin e Adenit me Detin e Kuq. Autoritetet thanë se rojet e një kompanie private kanë qëlluar drejt një droni, që ishte nisur drejt anijes.
Huthët nuk kanë marrë menjëherë përgjegjësinë për sulmin, edhe pse për muaj të tërë ata kanë shënjestruar anijet në Detin e Kuq, për shkak të luftës së Izraelit kundër palestinezëve në Gaza.
Pas një pauze dyjavore, sulmet jemenase rinisën pas vrasjes së shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Iran, në mes të shqetësimeve se lufta mund të zgjerohet. Irani mbështet Huthit, të cilët janë pjesë e të ashtuquajturit “Bosht të Rezistencës”.
“Operacionet po vazhdojnë. Operacionet tona kundër Izraelit armik dhe operacionet në det”, paralajmëroi lideri i rebelëve jemenas, Abdul Malik al-Houthi, gjatë një fjalimi të enjten.
“Vendimi për një përgjigje është vendim kolektiv në nivel të ‘Boshtit të Rezistencës’”, shtoi ai.
Të enjten, jemenasit kryen sulmin e parë me raketa pas pauzës dyjavore, tha ushtria britanike. Sulmi i dytë ndodhi të premten në mëngjes.