Rasti “Karaçeva”: Kërkohet paraburgim ndaj tre policëve

Prokuroria Themelore në Gjilan kërkuar caktimin e paraburgimit, në kohëzgjatje prej 30 ditësh, nga Gjykata kompetente në Gjilan, ndaj tre zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare – Lindje, tani të pandehurve N.S., N.K. dhe F.K., të cilët janë ndaluar gjatë ditës së djeshme lidhur me rastin ‘’Karaçeva’’.

Dyshohet se ata në cilësinë e zyrtarëve policorë, gjatë muajit dhjetor 2019, në zonën e fshatrave të brezit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë të vazhdueshme, kanë ndihmuar, fshehur dhe nuk kanë penguar kryerjen e veprave penale, ashtu që personave të ndryshëm iu kanë mundësuar kontrabandimin e mallrave, të cilët kanë kaluar vijën kufitare duke shmangur kontrollin doganor, transmeton Klan Kosova.

Të njëjtit dyshohet se kanë udhëzuar kontrabanduesit se në cilat vende dhe në çfarë kohë të kalojnë, ku me veprimet apo mosveprimet e tyre i kanë shkaktuar dëm material buxhetit të Kosovës në shumë të papërcaktuar.

Me këto veprime, të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’ për të cilën me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh, transmeton Klan Kosova.

Leave a Reply