Reagimi i Joshuas në rrjetet sociale pas humbjes nga Usyk

Anthony Joshua ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të reaguar pas humbjes së titujve në peshat e rënda, pas humbjes nga Oleksandr Usyk.

Boksieri britanik është mposhtur nga ukrainasi Usyk, i cili ka arritur t’i fitojë titujt e peshave të rënda me vendim unanim të gjyqtarëve dhe të shpallet kampion i unifikuar bote.

Ukrainasi tashmë do të mbajë tre tituj botëror të peshave të rënda në WBA, IBF dhe WBO, pasi fitoi me dominim në meçin e zhvilluar në ‘Tottenham Hotspur Stadium’.

Pas fitore, Usyk u shpreh shumë i lumtur teksa tregoi se kjo nuk është më e mira e tij, pas mundet edhe më shumë.

Në anën tjetër, Joshua, i cili ishte dukshëm i dëshpëruar me humbjen nuk ka folur pas ndeshjes.

Britaniku ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të bërë një falënderim të vonshëm për mbështetjen.

“Qëndroni pozitiv edhe nëse bota po rrënohet para jush! Londër të dua dhe të falënderoj çdo herë!”, ka shkruar Joshua në profilin e tij.

Leave a Reply