Gara për të zëvëndësuar Liz Truss në Britani duket se ka nisur pasi dhjetëra deputetë po kërkojnë tashmë dorëheqjen e saj, sipas mediave britanike.
Deputetët konservatorë kanë parashikuar prej ditësh se Truss do të detyrohet të japë dorëheqjen si lidere e konservatorëve dhe do të bëhet kryeministrja me mandatin më të shkurtër në historinë britanike, ndërsa sipas një raporti të Daily Mail, me rreth 100 anëtarë të partisë në pushtet që do të nisin procedurat brenda javës.
Përveç Wallace, ndër emrat e përmendur si pasardhës të mundshëm janë edhe Rishi Sunak, Penny Mordod dhe ministrit të ri të financave, Jeremy Hunt.
Disa deputetë besojnë se vetëm nëse gjendet një kandidat popullor, Truss mund të detyrohet të largohet, duke shmangur zgjedhjet e reja që mund të zgjasin javë dhe të përçarjnë më tej partinë.
Wallace, i cili vendosi të mos tërhiqet në garën për të pasuar Boris Johnson gjatë verës, tani po promovohet nga disa deputetë si lideri i ardhshëm i konservatorëve.
Megjithatë, sipas një burimi të Ministrisë së Mbrojtjes se Wallace nuk po kërkonte të merrte në dorë frenat e konservatorëve: “Sekretari i Mbrojtjes është i fokusuar në mbështetjen tonë për Ukrainën dhe sigurinë e Britanisë dhe aleatëve tanë.
E ardhmja jonë si qeveri dhe si Parti Konservatore qëndron në demonstrimin dhe sigurimin e stabilitetit”.
Udhëheqësja e grupit konservator në Dhomën e Komunave, Penny Mordant, e cila doli e treta në garën e fundit të lidershipit të partisë, thuhet gjithashtu se dëshiron të zëvendësojë Truss-in nëse kjo e fundit detyrohet të japë dorëheqjen.
Rishi Sunak ka qëndruar kryesisht larg Westminsterit, por në Londër flitet për zëvendësimin e Truss nga një dyshe Mordant dhe Sunak. Deputetët e zakonshëm konservatorë vërejnë se mungesa e një “kandidati të dukshëm” për të marrë drejtimin e Downing Street mund të ndihmojë Truss të mbijetojë më gjatë.
Brenda gjashtë javësh, politikat ekonomike të kryeministres kanë shkaktuar krizë financiare, ndërhyrje emergjente të bankës qendrore, kthesa të shumta dhe shkarkimin e shefit të saj të Thesarit.
Më pas, më 23 shtator, shefi i Thesarit Këasi Këarteng njoftoi për planin ekonomik që ai dhe kryeministrja kishin hartuar. Plani përfshinte ulje taksash në vlerë prej 50 miliardë dollarësh, vendim që përfshinte edhe uljen e tatimit mbi të ardhurat për ata me më shumë të ardhura. Plani ekonomik nuk tregonte se si qeveria eTruss do mbulonte boshllëkun e krijuar nga taksat që nuk do të mblidheshin.
Paundi ra në një nivel të ulët rekord kundrejt dollarit amerikan dhe kostoja e huamarrjes së qeverisë u rrit jashtëzakonisht.
Banka e Anglisë u detyrua të ndërhynte për të blerë letra qeveritare me vlerë dhe për të parandaluar përhapjen e krizës financiare në ekonomi. Banka qendrore paralajmëroi gjithashtu se normat e interesit do të duhet të rriten me ritëm edhe më të shpejtë se sa pritej, për të frenuar inflacionin që po shkon në rreth 10%, duke i detyruar miliona pronarë shtëpish të përballen me rritje të mëdha në pagesat e kredive./abcnews.al