Kohë më parë u paralajmërua se së shpejti do të dalin në dritë dy botime që do të ngelin arkiv i gjallë mbi të bëmat e Shaqir Fetait “si performansë” që nga instalimi i tij politik në krye të BFI-së nga pushteti maqedonas.
Korporata për Produksion, Informim dhe Botim “1kliklarg”, Tiranë, në bashkëpunim me Lëvzjen Myslimane për Reforma në BFI të RMV-së, këto ditë botuan librin elektronik “Kështu foli Shaqir Fetai”, të autorit Faik Shahinbejlliu. Për shkak të volumit të madh të librit të radhës (mbi 720 faqe), me titull “Nusprodukti i një tradhëtie dhe komploti”, si dhe për shkak të shtrenjtimeve enorme të materialit të nevojshëm për botim, pra, në mungesë të financave për ta financuar librin, edhe ky tiull doli në dritë si botim elektronik. Kësisoj, lexuesit, tash e tutje do ta kenë mundësinë për ta lexuar online librin e radhës, “Nusprodukti i një tradhëtie dhe komploti”!
Në librin e parë që u botua vitin e kaluar, me titull “Tradhëtia dhe komploti i Shaqir Fetait në kohë pandemie” u përmblodhën mbi dyqind shkrime të botuara në rreth 20 portale shqiptare, e që kishin të bëjnë kryesish me tradhëtinë e Shaqir Fetait mbi institucionin e vetëm fetar islam në RMV, mbi gatishmërinë aq lehtësisht të mundshme të Shaqir Fetait për të tradhëtuar Zot e miq për interes të karrierës së vet të verbuar. U fol për gatishmërinë aq lehtësisht të demonstrueshme nga ana e Shaqir Fetait për të shkelur mbi çdo akt normativ të BFI-së, mbi traditën shekullore të këtij Institucioni si dhe mbi përpjekjet e mbinatyrshme të një sërë gjeneratash për t’i dhënë peshë dhe rol meritor këtij Institucioni në shoqëri. Duke e njohur dhe duke e ditur karakterin dhe natyrën e dobët të Shaqir Fetait, u sinjaizuan të gjitha ato pasoja dhe tatëpjetëza në të cilën do të rrokulliset BFI-ja për shkak të misionit joislam e jokombëtar të Shaqir Fetait. Dhe, gatishmëria lehtësisht e demonstrueshme e Shaqir Fetait në këtë tradhëti dhe komplot do të sjellë sot një nusprodukt që do të llogaritet si katastrofa më fatale e BFI-së dhe shoqërisë myslimane në RMV që ka mundur t’i ndodhë.
“Nusprodukti i një komploti dhe tradhëtie” është, në fakt, përmbledhje e rreth 200 shkrimeve të publikuara brenda një viti nëpër portale të vendit dhe të rajonit e që zbardhin të gjitha pasojat që nga momenti kur Shaqir Fetai pranon të bëhet marionetë e pushtetit maqedonas që e kishte ëndërr shekullore për t’i futur duart në Institucionion e BFI-së.
Keqpërdorimi i fitrit dhe zeqatit, vjedhja e haxhit dhe kurbanëve, vjedhja, përvetësimi dhe shitja e vakëfit, shkeljet e përditshme të Kushtetutës së BFI-së dhe akteve normative të saj, manipulimi dhe shantazhimi i organeve të BFI-së, instalimi nëpër organe i individëve me vlera të dyshimta morale e njerëzore, devalvimi i organeve, institucioneve, sektarizimi i shoqërisë, dezorganizimi i xhematit, tallja me ndërkombëtarët, shndërrimi i BFI-së në eshalon i tretë e i parëndësishëm i pushtetit maqedonas, partizimi dhe politizimi i skajshëm e në mënyrë naive i BFI-së, angazhimi i gjithësecilit nëpunës të BFI-së për ta dëshmuar lojalitetin partiak si mënyrë e mbijetesës në BFI – pra, të gjitha këto dukuri si dhe një sërë dukurish të tjera që do të jenë objekt i editorialeve dhe analizave në të ardhshmen, janë lajtmotiv i kësaj përbledhje të shkrimeve si dhe të sërë shkrimeve të tjera që nuk u përfshinë në këtë libër elektronik.
Pa dyshim që, ky libër si dhe dy librat e më parshëm (“Tradhëtia dhe komploti i Shaqir Fetait në kohë pandemie” dhe “Kështu foli Shaqir Fetai”) të shpërdarë edhe në shumë biblioteka online në botë, do të shërbejnë si materie e gjallë që do të flasë për kohën dhe për një person i cili, duke pasuar rrugëtimin e Haxhi Qamilit, u angazhua që ta katandisë BFI-në në një “ojq” të rëndomtë e pa kurrfarë peshe në shoqëri.
Bazuar mbi aftësinë për të gënjyer, për t’u shtirur, bazuar në hipokrizinë dhe analfabetizmin e vet, Shaqir Fetai u përpoq që të “krijojë” një BFI sipas modeleve të imponuara nga subjekte të dyshimtë por që i garantonin karrierë prej “reisi”! Personazh ky shumë i denjë për “Gomari i Baba Tomorit”!
Pa dyshim, Shaqir Fetai, karakteri i tij, lukunia e tij prej satani, nuk do të kalojë pa u bërë personazh shumë i rëndësishëm në ndonjë nga veprat e ardhshme artistike. Dhe, pa dyshim, të dhëna mbi karakterin e tij do të shërbejnë pikërisht këto njësi shkrimesh nga mbi 500 editoriale, analiza, komente e studime mbi “personalitetin” e Shaqir Fetait. Dramaturgjia kombëtare do të pasurohej me një komedi të mrekullueshme me personazhin në epiqendër që do të pasqyronte gjithë personalitetin qesharak e intrigues të Shaqir Fetait!
L E X O & Z B R I T