Kreu i PD, Lulzim Basha në mbledhjen e grupit tha se reforma në drejtësi ka si thelb të saj konsensusin politik. Duke përshëndetur qëndrimin e LSI, për draftin, Basha i bëri therrje edhe PS që ti bashkohet këtij qëndrimi të LSI. Basha tha se e gjithë politika duhet të përqafojë konsensusin ashtu siç u bë me dekriminalzimin.
Basha: Duke ndjekur me vëmendje zhvillimet politike kemi zgjedhur konsensusin rreth platformës së Venecias. Sot ekspertët tanë në bashkëpunim me anëtarët e reformës për drejtësi përfunduan dhe paraqitën në Kuvend opinionin e opozitës që do të dërgohet zyrtarisht në Komisionin e Venecias. Çdo forcë politike kundërshtare që mbështet në qëndrimet e saj gjithëpërfshirjen dhe konsensusin bazuar mbi opinionin e Venecias i shërben zgjidhjes dhe përshëndetet prej nesh, qoftë PS, LSI apo çdo parti tjetër. Do të ishte absurde po të bënim ndryshe dhe këtu merr përgjigje dhe fushata primitive dhe e instrumentalizuar e të ashtuquajturit afrim të PD-së me LSI-në meqënëese kjo e fundit refuzoi si dhe ne draftin e njëanshëm të Ramës dhe po kërkon konsensus dhe përfshirje të opozitës. Ne përshëndesim këtë qëndrim të LSI-së. Do të donim që edhe PS të vijë sa më shpejt tek i njëjti qëndrim si një rrugëzgjidhje e vetme për ti hapur rrugë reformës. Të përqafojmë konsensusin siç bëmë me dekriminaliziminBasha: Opozita dorëzoi sot opinionet që do ti dergohen Venecias
“Ne kemi zgjedhur konsensusin rreth platformës së Venecias. Sot ekspertët tanë në bashkëpunim me anëtarët e komisionit për reformën në drejtësi kanë përfunduar dhe parqitur në Kuvend opinionin e opozitës që do dërgohet zyrtarisht në Komisionin e Venecia. Çdo forcë politike kundërshtare që mbështet në qëndrimet e saj gjithëpërfshirjen dhe konsensusin bazuar në opinionin e Venecias i shërben zgjidhjes, i shërben reformës dhe përshëndetet prej nesh, qoftë PS, LSI apo çdo parti tjetër.”
Basha: Reforma në drejtësi do konsensus“Reforma në drejtësi duhet të jetë një provë e madhe pjekurie, urtësie e partive politike. Një manifestim i cilësive shtetformuese të vendit tonë. Fjala kyce që i përmbledh këto kërkesa ka qenë fjala konsensus. Konsesnus si shprehje e bindjes së brendshme të palëve për tu marrë vesh. E gjithë kjo pritshmeri e lartë është sfiduar nga banaliteti dhe qëllimet prapsht të Edi Ramës dhe kupolës së tij.”
Basha: Në zgjedhje kundër dyshes Rama-Meta“Sa i takon zgjedhjeve PD është përgatitur dhe po përgatitet, do të konkurojë përballë dyeshes Rama-Meta në alenacën me të gjerë të mundshme me elektoratin shqiptar, me partitë politikë dhe faktorët e opozitarismit pa përjashtim. Rama-Meta janë qeveria, ne jemi opozita. Ata janë oligarkia, ne jemi demokracia. Ata janë dështimi ne jemi alternativa. Ata janë fundi i kazanit të tranzicionit, ne jemi demokracia e re normale e vlerave europiane.”
Basha: 2016 viti i intesifikimit për largimin e qeverisë“Viti 2016 është viti i intesifikimit tonë për largimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike që do të përgatitë zgjedhjet e reja politike. Kjo zgjidhje po rrit mbështetjen dhe jehonën dita ditës teksa bie dhe ska të ndalur besimi te kjo qeveri”