Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 3.315 teste, ndërsa janë regjistruar 1.295 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas qyteteve në: Shkup-539, Kumanovë-55, Dibër-3, Shtip-36, Prilep-92, Tetovë-83, Strugë-35, Veles-40, Manastir-50, Ohër-26, Kavadar-34, Gostivar-72, Gjevgjeli-24, Strumicë-23, Kriva Pallankë-7, Radovish-3, Krushev-3, Koçan-32, Probishtip-7, Demir Hisar-16, Pehçev-2, Berovë-11, Vinic-7, Dellçev-5, Kratov-6, Sveti Nikollë-13, Kërçovë-40, Resnjë-13, Negotinë-18.
Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 429 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Sot u regjistruan 26 viktima nga COVID-19, gjashtë pacientë nga Shkupi (88, 80, 60, 63, 69 dhe 74), një nga Kumanova (86), një nga Shtipi (76), pesë pacientë nga Prilepi (48, 61, 73, 36 dhe 74), dy nga Tetova (76 dhe 77), një pacient nga Struga (86), gjashtë pacientë nga Manastiri (81, 76, 74, 71, 88 dhe 82), një nga Ohri (72), dy nga Kavadari (77 dhe 77) dhe një pacient nga Sveti Nikolla (62).
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 43.835.