REIS-UL-ULEMA, NEXHMEDIN EF. SAQIPI, PREZANTON HYDBEN E PARË NË XHAMINË BAJRAKLI NË BEOGRAD

Sipas radios GMS nga Beogradi, Reisi-l-ulema i Bashkësisë Islame të Serbisë, Nexhmedin ef. Saqipi, të premten e 17 shkurtit, për herë të parë pas zgjedhjes së tij në krye të këtij institucioni të lartë fetar, mbajti hydben dhe fali namazin e xhumasë në Xhaminë Bajrakli.

Pasi i uroi të pranishmit për Miraxhin, Reisi Saqipi, foli për kuptimin e drejtë dhe të vërtetë të fjalëve La ilahe ilallah. “Është e pamundur që ai që i kupton fjalët La ilahe ilallah të gënjejë, të përgojojë, të mashtrojë. Ai, që e kuptoi se çfarë do të thotë në të vërtetë se nuk ka Zot përveç Allahut, jeton në një mënyrë të tillë jetese. Ai e di se çdo gjë që bën. thotë duhet të jetë në përputhje me shahadetin”, tha ndër të tjera Reisi Nexhmedin ef. Saqipi.

Siç dihet tashmë, Reisi Nexhmedin ef. Saqipi e filloi ta ushtroj veprimtarinë e tij të rregullt në Rijasetin e Bashkësisë Islame të Serbisë, me seli në Beograd. Ai, deklarohet se nuk është e rëndësishme vetëm administrata, takimet me ambasadorët, por puna në përmirësimin e gjendjes fetare të myslimanëve, pastaj puna në fushën e mësimdhënies, puna në avancimin dhe përmirësimin e institucioneve fetare dhe arsimore. Thjesht për të qenë në shërbim të besimtarëve, u shpreh Reisi Nexhmedin ef. Saqipi, për Radio GMS/ transmeton Jetapress

Leave a Reply