Reis ul Ulema i Bashkësisë Islame në Serbi, Nexhmedin ef. Saqipi, në ambientet e Ambasadës së Egjiptit zhvilloi një takim të rëndësishëm me Kryemuftiun e Republikës Arabe të Egjiptit, me ekselencën e tij, dr. Sheuki Alam, i cili këto ditë po qëndron në një vizitë zyrtare në Beograd.
Reis ul Ulema, ef. Saqipi falenderoi Kryemuftiun e Egjiptit për vizitën dhe e njohtoi me aktivitetet e Bashkësisë Islame dhe nevojën e thellimit të bashkëpunimit në dobi të zhvillimit të jetës fetare. Ef. Saqipi mes tjerash Kryemmuftiun e Egjiptit e njoftoi për jetën fetare të muslimanëve që shtrihen nga Vojvodina e deri në Luginën e Preshevës.
Vlen të theksohet se ekselenca e tij, Shauki Alam realizoi takime edhe me personalitete me të larta shtetërore, perfshirë edhe Kryetarin e Serbisë, me të cilin bisedoi mbi pozitën dhe problemet që i tangojnë komunitetin musliman të Serbisë.
Tërmet në Shqipëri
Pak minuta më parë, një tërmet është regjistruar në Shqipëri. Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane e Mesdheut (EMSC), tërmeti është regjistruar me…