Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të jetë nën ndikimin e koronvairusit. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavoirus 77 mijë raste të reja.
Sipas mediave të huaja, kjo shifër ditore shënon rekord global që nga shpërthimi i epidemisë. Amerika është sot vendi më i prekur në botë nga sëmundja për sa i përket numrit të rasteve dhe viktimave; të prekurit e saj shkojnë në 3.6 milionë, ndërsa 139 mijë persona kanë ndërruar jetë.
Vendi i dytë renditet Brazili me 2 milionë infektime e 77 mijë vdekje, ndërsa në rang global, jetët e humbura prej pandemisë shkojnë në 603 mijë.