Edhe kriminaliteti dhe korrupsioni për sukses e llogarit rezultatin përfundimtar që i sjell kënaqësi bartësit, ushtruesit dhe kontrolluesit të këtyre dukurive imorale! Një shoqëri shumëfish më e lumtur do të ishte me zero buxhet por me virtyte të larta, se sa me buxhet miliardëshe dhe me etiketën “komunitet i shprishur”
Nga Alma Shabani
Çdo organizatë, çdo firmë, institucion e komunitet i organizuar, e ka një moment kur ndalet dhe e bën rekapitulimin e një viti, me ç’rast nxjerr rezultatin prfundimtar, nxjerr konkluzat dhe, mbi to pastaj bën strategjinë për vitin e ardhshëm. Kjo, zakonisht bëhet në fundvit, por, ka organizata që këtë e lidhin edhe me një aktivitet të tyre jetik vjetor. Ja, Shaqir Fetai këtë po e lidhë me Muajin e Shenjtë të Ramazanit. Sapo publikoi në fb-un e vet paçavurë informaatën se “rijaseti” i tij paska analizuar aktivitetet e muajit të Ramazanit dhe paska konstatuar se “rezultatet e Muajit të Ramazanit të sivjemë dukshëm tejkalojnë rezultatet e Ramazanit të kaluar”!
Për çfarë rezultatesh e ka fjalën Shaqir Fetai? Me gojë të vet e dëshmon se ai është i interesuar vetëm për vjeljen e taskave fetare të myslimanëve të këtij vendi dhe, për asgjë më shumë! Rezultat ai e llogarit nëse ka arritur që të manipulojë plus ndonjë mysliman më shumë se vitin e kaluar dhe t’ia zhvasë ndonjë lekë.
Pra, Shaqir Fetai na del të jetë zhvatësi më i madh në historinë e BFI-së! Ai përkujdesin e vet e aktivizon vetëm kur është në pyetje leku dhe, për asgjë tjetër nuk i intereson atij!
Edhe në rastin konkret Shaqir Fetai rrenë sa është i madh dhe, shyqyr Zotit që nuk është i gjatë fort se, rrenat e tij do të preknin retë dhe nuk do të shiheshin, ose do të pezullonin si të mjegullta!
Muajin e shenjtë të Ramazanit Shaqir Fetai e llogarit si të suksesshëm apo jo, varësisht sa fitra e sa zeqat ka mbledhur!
Shaqir Fetai, për dallim nga dy-tre vitet e fundit, vetëm sivjet i ka minus qindra klasë nëpër shkollat shqiptare, që do me thënë se, kanë emigruar jashtë shtetit me mijëra e mijëra myslimanë! Kjo dukuri pa dyshim që ndikon edhe në zvogëlimin e buxhetit që krijohet ekskluzivisht nga taksat fetare të qytetarëve myslimanë!
Shaqir Fetai sivjet e ka pasur një Myftini të tërë jashtë sistemit, që do me thënë se, burimin më të madh të financave e ka pasur jashtë kontrollit të tij.
Shaqir Fetai jashtë kontrollit të vet ka edhe nja 200-300 xhami, të cilat nuk i dorëzojnë taksat fetare tek ai!
Shaqir Fetai tashmë me politikat e tij destruktive dhe amatoreske ka lejuar që të regjistrohen edhe nja dy-tre “bashkësi fetare” të cilat kanë xhematin e tyre (e që shkon në mijëra e mijëra xhemat) të cilët taksat fetare nuk i paguajnë te “bashkësia e Shaqos”!
Shaqir Fetai u ka borxh shumë njerëzve dhe shërbimeve që e mbajnë si qyp në BFI, kështu që, krejt kjo paguhet në të zezë dhe, sukses i sukseseve do ta llogariste nëse ia arrinë t’u dalë borxhit!
Shaqir Fetai i ka borxh jetik BDI-së, ndaj dhe, po vlojnë akuzat dhe ankesat se, Shaqir Fetai, Myftinitë si dhe tërë BFI-në, nga filialja e BDI-së e ka shndërruar në shtab të BFI-së dhe, dihet që shtabet janë shpenzuesit më të mëdhenj të buxheteve “të zeza”!
Në këtë aspekt, pra, në aspekt të tubimit të taksave fetare në të mirë të BFI-së, Shaqir Fetai po rrenë me “rezultatet e veta” dhe, e vërteta është se ka dështuar tërësisht! Këtë e vërtetojnë edhe kompetentë të ndryshëm që kanë dy lidhje me financa e me ekonomi!
Por, nëse për pikë referimi për rekapitulim të ecurive të punëve të përgjithshme merret një aktivitet ekskluzivisht fetar, siç është Muaji i shenjtë i Ramazanit, atëherë, rezultati duhet të kërkohet në arritjen e një niveli më të lartë të devotshmërisë, arritjes së besueshmërisë më të lartë, arritjes së ndikimit më lartë tek popullata që do të reflektonte në ngjeshjen e radhëve, në ruajtjen e unitetit, në paprekshmërinë e tij!
E vërteta është dhe këto fakte i vërtetojnë të gjitha analizat objektive, madje edhe ato të përiptat se, Shaqir Fetai gjatë këtij muaji të agjërimit ka pasur kujdes vetëm për gushën e vet! Me aktivitete steriotipe, të njohura, pa kurrfarë kreativiteti dhe të shabllonizuar, ai nga pozita vendnumëro ka shënuar zbrapsje të theksuar!
Shaqir Fetai kaloi një Ramazan me umetin e përçarë, me një Myftini jashtë sistemit dhe që ka funksionuar paralelisht!
Shaqir Fetai nuk ka guxuar që të vizitojë disa xhami e xhemate (me qindra sish në tërë territorin);
Shaqir Fetai nuk ka pasur vullnet që të jetë në mesin e xhmateve e të të varfërve gjatë këtij muaji (mos të harrojmë pamjet e tashmë ish-presidentit Pendarovski, i cili, për çdo Ramazan zgjedh një familje myslimane për të hëngër së bashku një iftar! Keni parë apo keni dëgjuar ndonjëherë se këtë gjë e ka bërë edhe Shaqir Fetai?!)
Shaqir Fetai shkon për vizita vetëm aty ku ka ndonjë mëditje të majme, përndryshe, vizitat e xhamive të vendit nuk i ka fort në huj!
Shaqir Fetai ia arriti që të pozicionohet partiakisht dhe ta partizojë BFI-në deri në nivel të nëndegëve partiake! Sot, pesha dhe detyra e BFI-së ka rënë në nivelin e një nëndege partie të një katundi të izoluar!
Shaqir Fetai ia arriti që të dëshmojë se aty ku prezanton ai aty ikin të gjithë dhe, për këtë fakt, tashmë edhe vetë ai është i vetëdishëm. Edhe në diasporë prezenca e tij shkakton neveri! Avdalli “lavdërohet” se paska marrur pjesë në një event në diasporë, i shoqëruar me shefin e kabinetit të vet (kjo i bie sikur një drejtor të thotë se isha i shoqëruar me sekretareshën time!!!) si dhe me shumë “imamë e drejtues fetar”, ndërsa në atë event qenkan grumbulluuar 500 mij euro për ndërtim të një xhamie! Kurse, aty ku nuk prezanton Shaqir Fetai, siç kemi lexuar nga informatat e më hershme të BFI-së, vetëm në një xhemat të vogël, brenda një ore grumbullohen 2 milion euro!
Shaqir Fetai është dëm dhe shumë i dëmshëm gjithkund ku prezanton! Shaqir Fetai ka shkatërruar autoritetin e BFI-së, ka minimizuar ndikimin e BFI-së, ka depersonalizuar rolin dhe peshën e BFI-së si dhe ka fragmentarizur dhe segmentarizuar unitetin e BFI-së duke e shndërruar në një organizatë “të përfillshme” vetëm në prag të zgjedhjeve politiko-partiake.
Shaqir Fetai është njolla më e turpshme që i ka ndodhur BFI-së në historikun e vet!
Së këndejmi, a është ky rezultati i duhur, ai sukses që e pret Shaqir Fetai – avancimin financiar dhe degradimin institucional! Financat rriten edhe me paranë e zezë, edhe me kriminalitet, edhe me tregëtinë e zezë, por ama ngritja institucionale arrihet vetëm me integritet të palëkundur, vetëm me ngritje të nivelit të moralit dhe vetëm me ruajtj të unitetit. Nuk ka kapital, nuk ka buxhet, nuk ka financa që mund ta mbulojnë dezorganizimin, dezorientimin dhe defaktorizimin e BFI-së!
Tërë kjo që u tha këtu, dokumentohet me deklaratën e Shaqir Fetait që thotë: “Andaj, edhe ky Ramazan i tejkaloi të gjitha rekordet e Ramazaneve të kaluara”! Flet për rekordet në shumës! Shikuar grafikisht, bëhet fjalë për rënien e kurbës nën vijën horizontale që shënon bazën e rekordeve! Çdo “rekord” te Shaqir Fetai ka kuptimin e negativitetit, fatkeqësisht!
Si myslimanë na ngelë që t’i lutemi Zotit Mëshirëplotë që kurrë në historinë e myslimanëve të vendit të mos përsëriten këto rekorde e këto “rezultate” për të cilat Shaqir Fetai ndjehet i lumtur! Kjo lumturi është karakteristikë vetëm e njerëzve të ligë, e njerëzve që kanë mision shkatërrimin!