Nënkryetarja e Kuvendit, njëherë edhe kryetare nderi e Aleancës Ndërkombëtare, Frosina Remenski është një nga të dyshuarit në hetimin e ri mbi “Reketin”.
Për të dyshuarën, Prokuroria kërkon masa kujdesi – që t’i merret pasaporta ose të paraqitet rregullisht në gjykatë.
Pritet që gjatë ditës, të dyshuarit, përfshirë këtu edhe Remenskin, të paraqiten para një gjykatësi të procedurës paraprak.
Mësohet se në mesin e katër personave të dyshuar në hetimin e ri mbi “Reketin” është edhe Jasna Mandiç, zëvendës kryetarja e Aleancës Ndërkombëtare./Alsat