Bilanci i tërmetit që goditi indonezinë është rënduar orët e fundit.
Autoritetet kanë thënë se 256 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 1000 të tjerë kanë mbetur të lënduar. Bilanci mund të rritet, pasi 151 persona janë ende të zhdukur, teksa vijojnë kërkimet për të mbijetuar.
Tërmeti që goditi ishullin më të populluar të indonezisë java shkaktoi shembje të banesave, por edhe dherave dhe gurëve në pjesët malore.
Indonezia goditet shpesh nga fatkeqësi të tilla, pasi bën pjesë në të ashtuquajturën “unaza e zjarrit”.