Mbrëmjen e kaluar RENEA goditi një prej familjeve të përfshira në trafikun e drogës, atë të Astrit Avdylit, i cili ra në pranga bashkë me dy vëllezërit dhe një kushëri të tij. Grupi i Shijakut ishte i lidhur edhe me laboratorin e heroinës në Has. Astrit Avdyli u la në burg si truri i trafikut të drogës nga Shqipëria drejt BE, ndërsa u lirua një prej vëllezërve, Flamur Avdyli.
Ndërsa nga përgjimet e Prokurorisë të siguruara ekskluzivisht nga Report Tv del se grupi i Shijakut ka qenë i lidhur me atë të Bajrave në Shkodër, si bashkëpunëtorë në trafikun e lëndëve narkotike drejt Italisë.