Reuters: Arabia S. i ka paralajmëruar autoritetet gjermane për “qëndrimet ekstremiste” të sulmuesit

Një burim saudit i ka thënë Reuters-it se Arabia Saudite ka paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin pasi ai ka postuar qëndrime ekstremiste në llogarinë e tij personale në X që kanë kërcënuar paqen dhe sigurinë.

“Der Spiegel” raportoi se i dyshuar kishte simpatizuar AfD-në. Revista nuk tha se nga e kishte marrë këtë informacion.

Agjencia gjermane e inteligjencës nuk ka komentuar për ngjarjen, ka raportuar Reuters.

Leave a Reply