Këngëtari dhe moderatori i njohur i “Të dielës shqiptare”, Ardit Gjebrea ka reaguar ashpër kundër një karikature të publikuar nga revista satirike “Charlie Hebdo”, mbi emigrantët.
Bëhet fjalë për numrin e saj të fundit në të cilin, revista shprehej përmes një karikature se, vogëlushi Alan që u gjet i mbytur në brigjet e Turqisë, do të ishte bërë përdhunues një soj si emigrantët e tjerë që akuzohen për përdhunime masive në Këln, në dhjetor.
“Turp “Charlie Hebdo! I kujtoni shqiptarët në vitin 1990? I kujtoni anijet që dukeshin si male njerëzish lëvizëse?.. E kemi kaluar apo jo! Edhe Alani i vogël pjesë e botës tonë ishte. Ndërsa ajo pjesa tjetër kur ironizon është e papranueshme! Unë nuk jam Charlie”, shkruan Gjebrea.